Tyson e kritikon rëndë Mayweatherin, i cili tha se është më i mirë se Muhamed Ali

Ish-kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Mike Tyson ka kritikuar rëndë Floyd Mayweatherin, i cili disa ditë më parë ka thënë se është bokser më i mirë se Muhamed Ali.

Sport

03/05/2015 11:21

Mike Tyson ka thënë se Floyd Mayweather është ‘shumë i vogël dhe një njeri frikacak’.

“Ai është shumë delusional”, tha Tyson në një intervistë në Undisputed Champion Network.

“Nëse ai do të ishte vetëm afër termit ‘Më i mirë se Ali’, ai do të ishte në gjendje që t’i dërgojë fëmijët e tij vet në shkollë”.

“Ai është shumë i vogël, është një njeri shumë i frikësuar”, përfundoi Tyson.