Tyrbja e Lezit, aty ku njerëzit besojnë se shërohen nga sëmundje të ndryshme dhe iu plotësohen dëshirat

15 kilometra larg Prizrenit ndodhet fshati Lez i rrethuar nga male të thepisura.

Lajme

03/01/2020 19:11

Aty jetojnë vetëm tre banorë, ndërsa e veçanta e këtij fshati është një Tyrbe e cila daton prej shekujsh.

Vizitat më të shpeshta, në Tyrben e Lezit bëhen me rastin e festës së Shëngjergjit që fillon më 6 maj.

Thuhet se njerëzve që luten aty iu plotësohen dëshirat e po ashtu shërohen nga sëmundje të ndryshme.

Hasan Berisha, mbikqyrës i tyrbes që mbanë emrin “Baba Ymer”, për shkak të varrit të tij i cili ndodhet brenda, rrëfen për lajmi.net historikun e saj.

Më shumë se 1 mijë vite pas ekziston një libër i shkruar nga Baba Ymer si dhe një kapel e tij.

Ky libër një herë ishte lexuar nga një arab mirëpo deri më sot nuk është përkthyer asnjëherë në gjuhën shqipe.

YouTube player

Hasani thotë se nuk është i sigurt nëse Baba Ymër ka qenë sheh apo hoxhë, mirëpo thuhet se ai dikur kishte luftuar afër maleve të Pashtriku. Ndërkohë, rrugës së kthimi në vendet ku kanë pikur gjak plagët e tij janë ndërtuar tyrbe.

Interesante është se si ky fshat ka marr emrin Lez dhe se si drunjët e tij nuk guxojnë të prehen.

Tutje, Hasani ka treguar sa vizitorë ka Tyrbja dhe pse sakrifikohen kurbanat.

Duke thënë se ka besimtarë të shumtë të cilët vijnë nga Amerika, Kanada, e Gjermania, ai shpjegon mënyrën si fillon lutja.

Sipas Hasanit, më parë besimi ka qenë më i madh, ku në ditën festive numri i vizitorëve kishte arritur në 1 mijë, ndërsa tani nuk ka më shumë se 100.

1 orë e gjysmë ecje në këmbë nga fshati ekziston një shpellë, e njohur si “Shpella e Pëllumbave”. Për të Hasani tha se besohet që po të gjuash me gurë do lindësh fëmijë aq sa pëllumba dalin jashtë.

Ai theksoi se një dëshirë e tillë iu kishte realizuar edhe vet atij. /Lajmi.net/