Twitter prezanton ‘Digits’, një alternativë e fjalëkalimeve

Në konferencën Flight, Twitter prezantoi një shërbim të ri të quajtur Digits, i cili do t'i lejojë përdoruesit që të futen në aplikacion të kompanisë pa përdorur ID apo fjalëkalimin.

Auto & Tek

23/10/2014 16:31

Në vend të e-mailave identifikues tradicional, Digits përdorë një tekst mesazh për të hyrë në aplikacion, gati njëjtë si WhatsApp.

Kur përdoruesit regjistrohen apo hyjnë në aplikacion, ata do të marrin një mesazh në celularin e tyre të përcjellur me një kod.

Ky kod do të përdoret pastaj nga aplikacioni për të konfirmuar identitetin e një përdoruesi, transmeton Lajmi.net.

Drejtuesit e kompanisë thanë se në disa vende të botës, blerësit e rinj të celularëve të mençur nuk kanë ndonjë e-mail llogari, dhe kështu nuk janë në gjendje që të regjistrohen apo të kenë çasje në aplikacion.

Kështu, Digits nuk do të ju kërkoj atyre që të kenë e-mail, por thjeshtë të regjistrohen përmes këtij shërbimi.

Digits është lansuar tani në 211 vende dhe 28 gjuhë janë në dispozicion për platformat Android, iOS dhe Web.