Twitter me një ndryshim të ri

Rrjeti social Twitter ka njoftuar për një ndryshim të ri në sistemin e vet, duke thënë se tani përdoruesit mund t’i dërgojnë mesazhe direkt çdo personi, pa pasur nevojë që ta përcjellin atë.

Auto & Tek

21/04/2015 11:39

Më herët, mesazhe direkt kanë mundur t’i dërgojnë njëri-tjetrit ata përdorues të cilët e përcjellin njëri-tjetrin në rrjetin social.

Përdoruesit tani mund ta bëjnë ndryshimin në ‘settings’ dhe të vendosin për të lejuar që të marrin mesazhe direkt nga çdo profil, duke përfshirë njerëz apo kompani të cilat nuk i përcjellin, transmeton Lajmi.net.

Përdoruesi mund t’i përgjigjet mesazhit të dërguesit me një replikë direkte, por gjithashtu edhe mund të bllokojë njerëz nëse ata fillojnë ta pengojnë atë apo ta ngacmojnë.

Twitter njoftoi për këtë ndryshim në një postim në blogun zyrtar.