Tuzi stoliset edhe me flamuj kombëtarë , për festën e pavarësisë së Malit të Zi

Qendra e Komunës së Tuzit është stolisur me flamuj të Malit të Zi dhe ato kombëtar shqiptar, me rastin e festës së 21 Majit.

Lajme

21/05/2019 11:48

Kjo është bërë e ditur nga komuna e Tuzit në një postim në Facebook.

Edhe kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, kishte njoftuar më herët, pasi siç tha ai, shqiptarët kanë dhënë kontribut thelbësor për pavarësinë e Malit të Zi.