Tusk: Polonia është më afër se kurrë për një konflikt të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se ky shtet është më afër konfliktit të hapur se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kështu u deklarua ai para parlamentit, raporton BBC. “Nuk kam asnjë arsye të pretendoj se jemi në prag të luftës, por është kaluar një vijë dhe është pakrahasueshëm më e rrezikshme…

Lajme

10/09/2025 13:27

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se ky shtet është më afër konfliktit të hapur se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kështu u deklarua ai para parlamentit, raporton BBC.

“Nuk kam asnjë arsye të pretendoj se jemi në prag të luftës, por është kaluar një vijë dhe është pakrahasueshëm më e rrezikshme se më parë”.

Kjo situatë na afron më shumë me konfliktin e hapur që kemi qenë që nga Lufta e Dytë Botërore”.