Turqia kërkon “gylenistët” në Shqipëri

Kryeprokurori turk Mehmet Akarca kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa personave, kundërshtarë të Presidentit Erdogan që u përfshinë në ngjarjet e 15 korrikut të vitit të shkuar në Turqi, gjatë grushtit të shtetit.

Lajme

21/05/2017 19:30

Institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se këta persona strehohen në Shqipëri.

Kërkesën Kryeprokurori turk ja adresoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Nga ana e tij, kryeprokurori Llalla ka vlerësuar bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa i ka sugjeruar homologut turk nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, që do të mundësojë shkëmbimin në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Dy prokurorët kanë folur edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan dhe Europë. / TopChannel/