Turqia kërkon ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen

Turqia do të fillojë procedurat e ekstradimit nga SHBA-të, të klerikut Fethullah Gulen, ka njoftuar Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bota

29/04/2014 18:33

Gulen, është një  ish-aleat i Kryeministrit, i cili është akuzuar nga Erdogan se po i përdorë mbështetësit e tij për t’a rrëzuar atë nga pushteti.

Në anën tjetër, kleriku Gulen ka mohuar se ka organizuar një fushatë kundrejt Kryeministrit turk.

Qeveria turke është duke u përballur me skandale të mëdha të korrupsionit, ndwrsa grupet e djathta e kanë akuzuar Qeverinë për autoritarizëm.

Duke folur në Parlament të martën, Erdogan ka konfirmuar se procedurat e ekstradimit “do të fillojnë”.

Gjatë një interviste për transmetuesin PBS, Erdogan shprehu besimin që SHBA-të do ta depërtojnë Gulenin dhe do ta sjellin atë në Turqi. Ai tha se shpreson se që Washingtoni zyrtar do të sillet si një “partner model”, dhe do të merret me këtë çështje.

“Më e pakta që mund të bëjnë ata, është që ta depërtojnë Gulen-in”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Fethullah Gulen (74), ka jetuar në SHBA prej vitit 1997, në një ekzil të vetë imponuar.

Predikimet e tij kanë frymëzuar Lëvizjen “Hizmet”, e cila besohet se ka miliona pasues, të cilët janë të shpërndarë në më shumë se 150 shtete të ndryshme të botës.

Lëvizja Hizmet promovon një formë tolerante të Islamit, duke vënë në theks arsimin, altruizmin dhe punën.

Erdogani e ka akuzuar këtë lëvizje se qëndron prapa një serie të madhe të regjistrimeve të publikuara në media sociale, gjoja për të ekspozuar korrupsion e madh të figurave të rëndësishme të lidhura me Qeverinë.