Turpërohet keq Bayern Munichu – eliminohet nga ekipi i ligës së tretë në “frymën e fundit”

Bayern Munich është eliminuar nga DFB Pokal në 1/16 e finales nga hiç më pak se Saarbrucken, skuadra që bën gara në ligën e tretë gjermane. “Bavarezët” kanë pësuar 2:1 nga Saarbrucken, përkundër se ishin të parët që kaluan në avantazh, shkruan lajmi.net. Thomas Muller hapi serinë e golave në minutën e 16-të për Bayernin,…

Sport

01/11/2023 22:45

Bayern Munich është eliminuar nga DFB Pokal në 1/16 e finales nga hiç më pak se Saarbrucken, skuadra që bën gara në ligën e tretë gjermane.

“Bavarezët” kanë pësuar 2:1 nga Saarbrucken, përkundër se ishin të parët që kaluan në avantazh, shkruan lajmi.net.

Thomas Muller hapi serinë e golave në minutën e 16-të për Bayernin, duke lënë të kuptohet se fitorja për ta do të ishte e lehtë.

Megjithatë, bavarezët i befasoi Sontheimer që barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të shkonte në vazhdime, Gaus realizoi golin e dytë për vendasit duke shpërthyer në festë i gjithë stadiumi. Asistues në golin e dytë ishte lojtari Tim Cifeja, reprezentuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Saarbrucken kalon në 1/8 e finales, ndërkaq Bayern Munich përfundon rrugëtimin në këtë fazë./Lajmi.net/