Nesër nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 28 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 28 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
“Për ditën e nesërme, me 28 korrik 2026 nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë,” thuhet në njoftim.
Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/