Turp për Di Marian (Video)
Ylli i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, u përjashtua me karton të kuq në duelin me Arsenalin në FA Cup, për shkak se në mënyrë të turpshme e kapi për fanelle gjyqtarin kryesor.

Sport
Përforcimi më i madh i Manchester Unitedit dhe futbollit britanik, Angel Di Maria u turpërua duke u përjashtuar me karton të kuq në humbjen 2:1 nga Arsenali, në çerekfinalen e FA Cup.
Ai bëri një gjest të ulët duke e kapur për fanelle gjyqtarin kryesor.
E ky i fundit nuk ia fali, dhe menjëherë ia tregoi kartonin e kuq.
Sjellje e turpshme për një yll të madh si argjentinasi.
https://vine.co/v/OE233rWl7Iv