Turma tallet me dështimin e shembjes së Bllokut të Kullave (Foto/Video)
Themeli i dy blloqeve të apartamenteve 10 kate në Glasgow mbetet siç kishte qenë, duke i bërë turmën që ishin prezent të qeshin dhe tallen me të.

Bota
Me qindra banorë të Glasgowit ishin mbledhur për ta shikuar shembjen e kontrolluar të 6 blloqeve të apartamenteve, por shpërthimi nuk shkoi sipas planit, transmeton lajmi.net.
Ndërtesat planifikoheshin të shembeshin për ti minimizuar përçarjet mes qytetarëve lokal.
Sidoqoftë, brenda pak sekondave ishte bërë e qartë se dy nga blloqet ishin shembur vetëm pjesërisht.
Mes pluhurit dhe copërave, fundi i këtyre blloqeve 10 katëshe, mbeti ende drejtë, ndërsa ‘Glasgow Housing Association’ duhet që tani të përdorë makineri të ndryshme për ta përfunduar misionin.
Turmat e shikuesve që ishin prezent filluan të talleshin dhe të duartrokitnin pas dështimit të shpërthimit.
Këto apartamente të ndërtuara në vitet e 60-ta kanë shkaktuar shumë polemika në vitet e fundit, dhe planet që ti shkatërrojnë ato si pjesë hapëse e ceremonisë së lojërave ‘Commonwealth’ kishin dështuar gjithashtu.
Me mijëra shtëpi janë të planifikuar që të ndërtohen në atë tokë, pasi që ‘Housing Accoation’ kishte ofruar ti rigjeneroj komunitetet përgjatë qytetit.
‘Plani i sotëm, që ishte final për shembjen e atyre 10 blloqeve do të finalizohet në tërësi ditëve në vijimin me ndihmën e makinave etj.”, ka thënë një zëdhënës i ‘Glasgow Housing Association’.
‘Sidoqoftë, kjo siç shihet nuk ka shkuar sipas planit dhe kësisoj ditëve në vijim do të mbajmë një takim për ta diskutuar mënyrën më të mirë se si ta kompletojmë shembjen.”
“Banorët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre menjëherë pas orës 6 pasdite”
“Ne kërkojmë falje të sinqertë të gjithë njerëzve të cilët ishin të përfshirë në këtë projekt”, ka shtuar zëdhënësi i GHA. /lajmi.net