Turisti e gjuan me gurë pandën që ta zgjojë nga gjumi

Një turist është kapur në kamera duke hedhur me gur një panda në kopshtin zoologjik të Pekinit, në për të zgjuar kafshën nga gjumi.

Fun

15/07/2019 17:57

Incidenti është filmuar nga një dëshmitar okular, i cili pretendoi se kishte parë dy njerëz që sulmuan kafshën me gurë gjatë të shtunës, transmeton lajmi.net.

Panda nuk u dëmtua dhe vazhdoi me aktivitetet e saj të përditshme si zakonisht, tha kopshti zoologjik.

Një video e incidentit u ngarkua në rrjetin social kinez ‘Weibo’ dje nga një dashamirës i pandave.

Ndiqeni atë më poshtë. /Lajmi.net/