Turistët norvegjezë pushtojnë plazhin e qytetit bregdetar të Sarandës

Një numër i madh turistësh norvegjezë,qe vinin nga Greqi dhe nga deti me krocere zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë fundjavë.

Lajme

05/07/2014 14:08

Për vizitorët e huaj qyteti jugor ofron gjithçka për sezonin veror. 

“Cdo gjë është ok, plazhi është i pastër dhe cmimet janë më të lira krahasuar me Norvegjinë”, tha një turist norvegjez.

“Plazhi duhet të ketë më shumë rërë por megjithatë deti është i bukur dhe Saranda nuk është e shtrenjtë, cmimet janë të lira”.

“Saranda është shumë mirë, deti është i pastër, gjithcka është mirë perfekte. Cmimet në krahasim me Norvegjinë janë të mira. Më pëlqen shumë ky qytet dhe do të qëndroj 5 ditë”. 

Edhe pushuesit vendas janë të kënaqur.

Operatorët identifikojnë mangësi në turizëm megjithëse shprehen optimistë. 

Saranda e kthyer në një nga destinacionet e preferuara turistike po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj nga vende të ndryshme të botës. 

(ABC News)