Turan, fajtori i madh i El Clasicos

Arda Turan gabon dhe i sjellë fat Real Madridit.

Sport

05/12/2016 10:35

Kështu shkruajnë sot mediat spanjolle, që nuk i kursejnë kritikat e ashpra për mesfushorin turk.

Turan u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Realit dhe ishte pikërisht ai që shkaktoi faullin totalisht të panevojshëm, prej ku erdhi gol i barazimit nga Sergio Ramos, përcjellë “Lajmi.net”.

Luis Enrique i ka kërkuar disa herë që të jetë i qetë dhe të mos kryejë ndërhyrje të palejueshme, por ish-futbollisti i Atletico Madridit përsëri bëri të tijën dhe Barcelona u dënua.

Turan nuk ishte i suksesshëm as në El Clasicon e vitit të kaluar në “Camp Nou”, ku pasi u inkuadrua në lojë, Reali fitoi sfidën.

Duket se turku i ka ditët e numëruara te skuadra katalunase.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.