Tuna sjell hitin ‘Babe’

Altuna Sejdiu, më mirë e njohur me pseudonimin Tuna, e ka sjell projektin më të ri të premten. Kënga më e re e këngëtares shqiptare nga Maqedonia quhet ‘Babe’, dhe kjo këngë është lansuar pikërisht në ditën e Shën Valentinit. Muzikën e kësaj kënge e ka realizuar Big Bang, ndërsa për tekstin dhe melodinë është…

ShowBiz

14/02/2014 18:02

Altuna Sejdiu, më mirë e njohur me pseudonimin Tuna, e ka sjell projektin më të ri të premten.

Kënga më e re e këngëtares shqiptare nga Maqedonia quhet ‘Babe’, dhe kjo këngë është lansuar pikërisht në ditën e Shën Valentinit.

Muzikën e kësaj kënge e ka realizuar Big Bang, ndërsa për tekstin dhe melodinë është përkujdesur reperi i grupit Kaos, Vig Poppa, e producent i saj është Darko Dimitrov. Videoklipi i kësaj kënge do të arrijë dikur më vonë.

Tuna e pati një vit të suksesshëm më 2013, duke sjell disa hite, sidomos atë ‘Fenix’, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Cozman.