Tuna e Ylli, me seri të re të fotove përplot me dashuri (FOTO)

Pas një pauze mediatike, Yll Limani dhe Tuna Sejdiu janë rikthyer sërish në vëmendjen mediatike.

ShowBiz

23/09/2016 23:27

Sonte kur projekti i ri i këngëtares me Vig Poppan është publikuar, duket se dyshja kanë vendosur të festojnë suksesin, dhe rrjedhimisht të postojnë foto me njëri-tjetrin.

Tuna dhe Ylli janë shfaqur në Snapchat e Instagram me mall ku mes tjerash nuk kanë kursyer komplimentet.

Këngëtarja, mikun e saj të vogël e ka cilësuar zemër teksa dashuri ka shpalosur edhe vetë Ylli.

Kujtojmë se nga dyshja përgjatë muajve në vijim pritet publikimi i parë i projektit të përbashkët, tejet premtues. /Prive