Tuna e kalli atmosferën në ‘X Factor’

Altuna Sejdiu, më mirë e njohur si Tuna, e ka ndezur atmosferën në ‘X Factor Albania’, të dielën mbrëma në Tiranë. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ishte protagoniste e natës me performancën e saj të hitit Fenix, të cilën e interpretoi së bashku me të dashurin e saj, Cozman, por në skenë befasisht zbriti edhe reperi…

ShowBiz

03/02/2014 10:15

Altuna Sejdiu, më mirë e njohur si Tuna, e ka ndezur atmosferën në ‘X Factor Albania’, të dielën mbrëma në Tiranë.

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ishte protagoniste e natës me performancën e saj të hitit Fenix, të cilën e interpretoi së bashku me të dashurin e saj, Cozman, por në skenë befasisht zbriti edhe reperi i njohur kosovar, Ghettogeasy.

Tuna, njëherësh anëtare e jurisë në këtë spektakël garues, kishte zgjedhur një veshje mjaft provokuese dhe seksi, ngjyrë ari, ku i shfaqte pjesët e ‘nxehta’ të trupit, duke i ngritur në këmbë shikuesit.