Tudor për Zhegrovën: Sapo ka ardhur, do të ketë përsëri momente për të treguar cilësitë

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A. Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të dhe pati një paraqitje të mirë, teksa të gjithë aksionet u zhvilluan nga krahu i tij. Për Zhegrovën, disa fjalë i pati edhe trajneri…

Sport

27/09/2025 22:28

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të dhe pati një paraqitje të mirë, teksa të gjithë aksionet u zhvilluan nga krahu i tij.

Për Zhegrovën, disa fjalë i pati edhe trajneri i Juventusit, Igor Tudor.

“Është një djalë që sapo ka mbërritur. Ka pasur pak momente për t’u futur në mekanizmat e ekipit. Ai do të mund të tregojë përsëri këto cilësi në të ardhmen”, tha Tudor.