Tuchel zbulon lojtarin të cilin është kënaqësi ta trajnosh

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel thotë se ndihet i kënaqur që e stërvit Cesar Azpilicuetan, që së fundmi arriti 300 ndeshje në Premierligë me "Blutë".

Sport

05/09/2021 17:44

Spanjolli ka qenë i rëndësishëm që disa vite në “Stamford Bridge” dhe ka fituar gati gjithçka, transmeton lajmi.net.

Tekniku gjerman ka lavdëruar Azpilicuetan, që është lider në skuadër.

“Të luash 300 ndeshje në këtë nivel dhe të fitosh shumë trofe, ti e meriton. Nuk ka fat mbrapa, duhet punë të madhe”.

“Është kënaqësi të jesh trajner i tij. Azpi është i fokusuar, i sinqertë, sportistë dhe garues. Është i hapur dhe fokusuar çdo ditë. Çfarë shihni në ndeshje, është çfarë shoh unë çdo ditë”.

“Është kapiten fantastik, lojtar i mirë dhe person i mirë gjithashtu”, deklaroi ai.

Tuchel gjithashtu tha se është i kënaqur që ka profesionistë edhe si Thiago Silva rreth skuadrës./Lajmi.net/