Tuchel zbulon gjestin me klas që bëri Lampard

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka zbuluar se pranoi një mesazh nga ish trajneri i "Bluve", Frank Lampard.

Sport

28/01/2021 16:22

Pas shkarkimit, Lampard ka bërë gjestin me klas të lartë duke i uruar suksese zëvendësuesit të tij, transmeton lajmi.net.

Tuchel tha se tekniku anglez i ka dërguar mesazh në mëngjes duke i uruar suksese në menaxhim.

“Lampard me dërgoi mesazh këtë mëngjes duke me uruar suksese në menaxhim”, u shpreh ai.

Tuchel dje bëri debutimin me Chelsean duke barazuar me Wolves edhe pse u panë disa shenja të mira në paraqitje të përmirësuara te lojtarëve./Lajmi.net/