Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Llazicë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, kanë pranuar tretman mjekësor…

Lajme

12/07/2026 15:48

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Llazicë, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, tha Elezaj.

Ai bëri të ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, e cila po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/