Tuchel ‘rrëmben’ yllin e Chelseat, nisin bisedimet me klubin londinez

Thomas Tuchel ka filluar të mendoj për afatin e transferimeve dhe ylli i Chelseat, Mason Mount është në objektiva të trajnerit gjerman. Mason Mount është në bisedime me klubin nga Londra për ta vazhduar kontratën, por ende nuk është arritur një akord mes tij dhe klubit, shkruan Lajmi.net Sipas “The Times”, Bayern Munich me trajnerin…

Sport

28/03/2023 17:11

Thomas Tuchel ka filluar të mendoj për afatin e transferimeve dhe ylli i Chelseat, Mason Mount është në objektiva të trajnerit gjerman.

Mason Mount është në bisedime me klubin nga Londra për ta vazhduar kontratën, por ende nuk është arritur një akord mes tij dhe klubit, shkruan Lajmi.net

Sipas “The Times”, Bayern Munich me trajnerin e ri, Thomas Tuchel është duke e monitoruar situatën dhe mund t’i bëjë ofertë lojtarit gjatë afatit veror.

Mesfushori anglez ka zhvilluar 23 paraqitje (jo të gjitha si startues) në Premier League gjatë këtij sezoni, ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste.

23-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por duket se nuk do të arrij akord për kontratën e re dhe një aventurë në Bundesliga do të ishte e mirë se ardhur.

Tuchel me Mason Mount fitoi tituj të rëndësishme, si UEFA Champions League dhe Super Kupa e Europës./Lajmi.net/