Tuchel përplaset “Live” me legjendën gjermane, e lë intervistën në gjysmë dhe largohet
Kampionët e Bundesligës u mbyllën gojën kritikëve në spektrin e futbollit pas fitores mbresëlënëse në “Der Klassiker” karshi Dortmundit me shifrat e thella 0:4. Eliminimi i befasishëm në Kupë hodhi aludimet se në kontingjentin e bavarezëve kishin filluar përçarjet në grup. Lothar Matthaus është analist në rrjetin e TV “Sky Sport.de”, e ku legjenda e…
Sport
Kampionët e Bundesligës u mbyllën gojën kritikëve në spektrin e futbollit pas fitores mbresëlënëse në “Der Klassiker” karshi Dortmundit me shifrat e thella 0:4.
Eliminimi i befasishëm në Kupë hodhi aludimet se në kontingjentin e bavarezëve kishin filluar përçarjet në grup.
Lothar Matthaus është analist në rrjetin e TV “Sky Sport.de”, e ku legjenda e Gjermanisë po raportonte nga fusha e “Signal Iduna Park” dhe nuk e pati të vështirë të ftonte Tuchelin në panelin e diskutimeve, që dhuroi tone ironike, deri në largim të parakohshëm.
“Kam dëgjuar shumë zëra në media se kanë përçarje në grupin tonë dhe më kanë befasuar se nga dolën këto aludime. Dini gjë ju Lotar, sepse për Hamanin jam i sigurt për po?” – i tha Tuchel analistit gjerman.
“Mendimet ndryshojnë në varësi të formës. Nuk keni përse të shpreheni në këtë mënyrë. E pranoj se keni bërë një lojë të mrekullueshëm kundër Dortmundit dhe ju përgëzoj për këtë. Ndryshojmë disi frymë, a është ky Bayerni më i mirë i këtij sezoni?” – iu përgjigj ai.
“Ndoshta, s’mund ta them me siguri, por ishim vërtet në formë të jashtëzakonshme. Edhe diçka përpara se të largohem, se më duhet të iki pas kësaj bisede disi të çuditshme. Ju dëgjova para ndeshjes dhe nënvizuat se ne po kalojmë një krizë. Problemet në mbrojtje janë të dukshme dhe mungesa e futbollistit me karakteristikat e numrit ‘6’ kanë ngritur kambanat e alarmit. Përgjigjja ime është se Bayerni mbetet i pamposhtur në Bundesligë dhe Champions, besoj se jemi të qartë dhe këtu përfundon biseda”, u largua Tuchel./Lajmi.net/