Tuchel: Neymar 100% me ne
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka komentuar përsëri situatën e Neymar JR.

Sport
Neymar ka qenë në qendër të diskutimeve të mëdha gjatë verës, me emrin e lojtarit që lidhej kryesisht me një rikthim të mundshëm tek Barcelona.
Kampionët e La Liga dështuan të bindin PSG-në me ofertat e tyre, kështu lojtari vazhdoi edhe këtë fillim sezoni me francezët. Por, ai ka humbur dashurinë e tifozëve dhe nuk dukej i lumtur me qëndrimin në Francë.
Megjithatë, gjermani Tuchel ka thënë se gjithçka është mirë me Neymar dhe ai po jep maksimumin.
“Ai ka një kontratë, kështu që është 100% me ne. Unë mund të konfirmoj edhe se ai është 100% i përfshirë në fushë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Ai qesh shumë me shokët e skuadrës, është situatë normale dhe është mirë për skuadrën” ka shtuar tutje braziliani.
Në dy ndeshje radhazi, Neymar ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij. /Lajmi.net/