Tuchel: Ishte i pamundur nënshkrimi me Haaland, të shohim pas disa javëve

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka bërë me dije që në të ardhmen mund të provojnë nënshkrimin me yllin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Sport

20/10/2021 11:24

Norvegjezi është bërë yll botëror te Dortmund duke shënuar 70 gola në 59 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Chelsea provoi nënshkrimin me Haaland vitin e kaluar, por nuk ishte e mundur, ku pastaj transferuan Romelu Lukaku nga Inter.

Tuchel ka pranuar se kanë biseduar për Haaland, por thjeshtë nuk ishte e mundur, derisa vazhdojnë ta vlerësojnë si mundësi.

“Ne biseduam për Haaland disa herë gjatë afatit veror. Shihej si jo reale dhe e pamundur për t’u realizuar. Sigurisht, ne flasim rregullisht për të”.

Kur u pyet për mundësinë që në sulm të këtë dyshen Haaland dhe Lukaku, Tuchel qeshi pastaj u përgjigj: “Nuk e kam problem të fals për të”.

“Nuk mendoj se ishim shumë afër për ta marrë. Por, të shohim çfarë do ndodh në javët e ardhshme”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, derisa edhe kërkohet nga top gjigantët evropianë./Lajmi.net/