Ramadani i përgjigjet Bajqinovcit: Pse nuk kërkoni që gjithë pushteti t’i nënshtrohet Narko-Testit, çka është kjo frikë
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca, Burim Ramadani, ka vazhduar debatin për Narko-Testin, kësaj radhe duke reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se është lajmëruar “gjysmë-mbështetësi i parë nga pushteti” për idenë e Narko-Testit, por ngriti pikëpyetje pse, sipas tij, nuk po kërkohet që të gjithë zyrtarët…
Lajme
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca, Burim Ramadani, ka vazhduar debatin për Narko-Testin, kësaj radhe duke reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani tha se është lajmëruar “gjysmë-mbështetësi i parë nga pushteti” për idenë e Narko-Testit, por ngriti pikëpyetje pse, sipas tij, nuk po kërkohet që të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe institucionet shtetërore t’i nënshtrohen këtij testi.
“U lajmërua gjysëm-mbështetësi i parë nga pushteti për Narko-Testin. Por, vini re: Pse nuk paska kërkuar që Qeveria dhe institucionet tjera ta bëjnë Narko-Testin? Çka është kjo frikë?”, shkroi Ramadani.
Ai shtoi se logjika e kushtëzimeve dhe shmangieve është karakteristikë e qeverisjes së gjashtë viteve të fundit, duke përsëritur thirrjen që të gjithë zyrtarët e pushtetit t’i nënshtrohen vullnetarisht Narko-Testit.
“Narko-Testi është vullnetar. Nuk të detyron askush (fatkeqësisht). Ndërsa, hetimi për pasurinë e paligjshme është obligim ligjor, madje prioritet i pushtetit tuaj që 6 vjet”, theksoi ai.