Tuchel e Sarri konfirmojnë bisedimet për shkëmbimin e dy lojtarëve

Trajneri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel dhe homologu i tij i Juventusit Maurizio Sarri kanë konfirmuar se të dy klubet janë në diskutime mbi një marrëveshje shkëmbimi për mbrojtësit Mattia De Sciglio dhe Layvin Kurzawa.

Sport

25/01/2020 17:10

Goal zbuloi të premten se bisedimet midis palëve janë në fazë të përparuar dhe marrëveshja mund të njoftohet potencialisht në ditët në vijim.

Duke folur në një konferencë shtypi, Tuchel tha se diskutimet kishin ndodhur dhe se Kurzawa do të humbiste udhëtimin e së dielës në Lille për shkak të pasigurisë për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Tekniku i Juve, Sarri gjithashtu konfirmoi se bisedimet ishin zhvilluar, megjithëse tha se nuk ishte ende një marrëveshje e kryer.

Kurzawa me gjasë do të kalojë në Serie A, teksa De Sciglio për herë të parë do të luajë jashtë kampionatit italian. /Lajmi.net/