Trupi perfekt i J-Lo

Në moshën 44 vjeçare, Jennifer Lopez duket më bukur se kurrë dhe ajo nuk ka frikë ta njoftojë botën me këtë. Të mërkurën, bukuroshja e lindur në Bronx u paraqit me një uniformë të bardhë, me pantallona ‘hot’ të shkurtra, për t’i vazhduar xhirimet e videos ‘We Are One World Cup’, në Miami, Florida. Derisa…

ShowBiz

13/02/2014 08:08

Në moshën 44 vjeçare, Jennifer Lopez duket më bukur se kurrë dhe ajo nuk ka frikë ta njoftojë botën me këtë.

Të mërkurën, bukuroshja e lindur në Bronx u paraqit me një uniformë të bardhë, me pantallona ‘hot’ të shkurtra, për t’i vazhduar xhirimet e videos ‘We Are One World Cup’, në Miami, Florida.

Derisa J-Lo po xhironte skena të videoklipit, fotografët e mediave të huaja nuk ndalën së shkrepuri aparatet e tyre, me objektiv trupin perfekt të këngëtares dhe aktores me prejardhje latine.

Jennifer e xhiroi këtë pjesë në një jaht, ku ishte e rrethuar me djelmosha të rinj dhe muskulozë. Xhirimet e kësaj videoje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Shikim të këndshëm.