Trump thotë se s’do ta bëjë Pompeon këshilltar për siguri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk e ka në plan që  Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo ta bëjë këshilltar të sigurisë kombëtare.

Bota

13/09/2019 08:19

Trump këtë e ka thënë para reporterëve se ka folur me mëngjes me Pompeon për këtë dhe se ai “parapëlqen idenë që aty të jetë dikush tjetër”, shkruan TheHill, transmeton Klan Kosova.

Ka pasur raportime se Trump do ta emërojë Pompeon si zëvendësues të John Bolton të cilin e shkarkoi nga detyra gjatë së martës.