Trump thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran. Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore. “Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz. Trump foli edhe për marrëdhëniet…

Bota

03/03/2026 18:33

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.

Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.

“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Trump foli edhe për marrëdhëniet e tij me Gjermaninë, për të cilën tha se ka një “afërsi të madhe” me SHBA-në.

Ai shtoi se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu për marrëveshje tregtare.