Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, falënderon myslimanët

Presidenti amerikan Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. “Mirëmbrëma dhe mirëseardhje në këtë darkë iftari shumë të veçantë. Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke…

Bota

28/03/2025 09:03

Presidenti amerikan Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024.

“Mirëmbrëma dhe mirëseardhje në këtë darkë iftari shumë të veçantë. Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve të mi myslimanë – Ramadan Mubarak,” tha Trump.

Në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë morën pjesë udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.

“Ramazani është një sezon reflektimi shpirtëror dhe vetëpërmbajtjeje”, vazhdoi Trump. “Çdo ditë gjatë muajit të shenjtë, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në muzg, duke thelluar fokusin e tyre në lutjen dhe përkushtimin ndaj Zotit. Më pas, myslimanët në mbarë botën bashkohen me familjet dhe miqtë çdo natë, falënderojnë të Plotfuqishmin dhe e prishin agjërimin e tyre me darkën e iftarit. Të gjithë jemi duke kërkuar paqe për të gjithë botën”.

‘Një falënderim shumë i veçantë’ Duke iu drejtuar tubimit, Trumpi falënderoi myslimanët amerikanë për atë që ai e quajti “numrat e tyre rekord” të mbështetjes në zgjedhjet e fundit.

“Dua të shpreh një falënderim shumë të veçantë për qindra mijëra myslimanë amerikanë që na mbështetën në numër rekord në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ishte e pabesueshme. Ne filluam pak ngadalë me ju, por arritëm,” tha ai. “Komuniteti Mysliman ishte aty për ne në nëntor, dhe ndërsa unë jam president, do të jem aty për ju.”

Gjatë fjalimit të tij , presidenti amerikan rikonfirmoi gjithashtu përpjekjet diplomatike të administratës së tij në Lindjen e Mesme.

“Ne po i mbajmë premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të pamëshirshme për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë thanë se do të ishte e pamundur. Dhe tani ne do të fillojmë t’i plotësojmë ato,” tha ai.

YouTube player