Treni përplaset me një veturë në Lutogllavë të Pejës, një person lëndohet
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Personi i lënduar, sipas ekipit mjekësor, ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur Rugova.
Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut është duke u marrë me rastin dhe po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Lajmi.net/