Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ka shkruajtur për takimet që ka pasur në New York, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ajo vuri në pah nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet…

Lajme

23/09/2026 08:37

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ka shkruajtur për takimet që ka pasur në New York, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo vuri në pah nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin krah për krah.Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në X trasnmeton Klankosova.tv.

Kallas theksoi se BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por lehtësimi i dialogut nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.

“Është koha për të ecur përpara”, përfundon mesazhi i saj.