Ardian Gjini: Kurrfarë respekti nuk kam për Donika Gërvallën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ministren Donika Gërvalla për qëndrimin e saj pas verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I ftuar në emisionin “Pressing”, Gjini tha se nuk ka respekt për Gërvallën dhe se, sipas tij, është e dhimbshme që ajo nuk reagoi ndaj vendimit. “Nuk kam…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ministren Donika Gërvalla për qëndrimin e saj pas verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
I ftuar në emisionin “Pressing”, Gjini tha se nuk ka respekt për Gërvallën dhe se, sipas tij, është e dhimbshme që ajo nuk reagoi ndaj vendimit.
“Nuk kam kurrfarë respekti për Donika Gërvallën, është çika e Jusuf Gërvallës po nuk është Jusuf Gërvalla. Ajo ka ditur me mllef me i quajtur kriminelë luftëtarët e UÇK-së, e tash është duke e përfaqësuar Kosovën dhe është e dhimbshme”.
Gjini shtoi se për të nuk është çështje nëse kryeministri Albin Kurti e shkarkon ose jo Gërvallën, por mënyra se si ajo është pozicionuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Mos ta shkarkon Albini, nuk po me intereson ajo pjesë. Por, është një tregues i dhimshëm që edhe nëse i do hiç, a ju vjen inat udhëheqësit e luftës së Serbisë me u dënu udhëheqësit e luftës së Kosovës”, ka thënë ai.