Trump: Një gjeneral rus “idiot” ia pamundësoi Rusisë pushtimin e Kievit brenda 24 orësh
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pretendon se arsyeja kryesore pse Rusia nuk arriti ta pushtonte Kievin në 24 orët e para të invazionit në Ukrainë ishte paaftësia e komandantëve të saj ushtarakë. Trump iu referua konkretisht një gjenerali rus, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, duke e përshkruar si “një idiot, nuk…
Bota
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pretendon se arsyeja kryesore pse Rusia nuk arriti ta pushtonte Kievin në 24 orët e para të invazionit në Ukrainë ishte paaftësia e komandantëve të saj ushtarakë.
Trump iu referua konkretisht një gjenerali rus, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, duke e përshkruar si “një idiot, nuk e di kush është dhe ndoshta nuk është më gjallë”.
Sipas rrëfimit të tij, ky komandant, në vend që ta drejtonte kolonën e tankeve drejt Kievit përmes një “autostrade të bukur prej betoni”, kishte zgjedhur “të kthehej djathtas dhe të kalonte nëpër toka bujqësore”.
Sipas versionit të presidentit amerikan, deri në atë devijim, forcat ruse mund të kishin mbërritur në kryeqytetin ukrainas “pa pasur askënd që t’i ndalonte”. Trump theksoi se konflikti “mund të kishte përfunduar brenda një dite”. Këto deklarata i bëri të martën, gjatë një paraqitjeje para mediave në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tij, një kolonë e tërë me 1.000 tanke “mbeti e bllokuar në baltë, ishte si rërë thithëse”, pasi “një natë më parë kishte rënë shiu më i rrëmbyeshëm i dhjetë viteve të fundit”.
Sipas Trumpit, oficeri rus mori një “vendim të tmerrshëm, historikisht të keq”, duke penguar kështu një fitore të shpejtë të ushtrisë ruse që në ditën e parë të pushtimit, më 24 shkurt 2022.