Trump në Davos: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump është duke mbajtur fjalim në formin ekonomik në Davos. Trump në deklarimine tij foli për Evropën, transmeton lajmi.net. “E dua Evropën, dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai, duke përmendur “shpenzimet qeveritare në rritje, migrimin masiv të pakontrolluar dhe importet e pafundme…

Bota

21/01/2026 14:55

Presidenti amerikan, Donald Trump është duke mbajtur fjalim në formin ekonomik në Davos.

Trump në deklarimine tij foli për Evropën, transmeton lajmi.net.

“E dua Evropën, dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai, duke përmendur “shpenzimet qeveritare në rritje, migrimin masiv të pakontrolluar dhe importet e pafundme të huaja”.

“Mund të debatojmë për këtë, por nuk ka debat. Miqtë kthehen nga vende të ndryshme — nuk dua të ofendoj askënd — dhe thonë: ‘Nuk e njoh’”, tha Trump. “Dhe kjo nuk është në një mënyrë pozitive. Kjo është në një mënyrë shumë negative.”

Pavarësisht një vonese të pritur pasi Air Force One u detyrua të kthehej për shkak të një “problemi të vogël elektrik”, Trump ka mbërritur në Davos në kohë./lajmi.net/