Trump: Kina e lumtur që unë po hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit – Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kina ka pranuar të mos furnizojë me armë Iranin, pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me presidentin Xi Jinping. Në një postim në platformën Truth Social, Trump theksoi se kishte kërkuar personalisht nga lideri kinez një angazhim të tillë. Ai shtoi se Pekini, sipas tij, e…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kina ka pranuar të mos furnizojë me armë Iranin, pas një komunikimi të drejtpërdrejtë me presidentin Xi Jinping.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump theksoi se kishte kërkuar personalisht nga lideri kinez një angazhim të tillë. Ai shtoi se Pekini, sipas tij, e mbështet hapjen e Ngushticës së Hormuzit për qarkullimin ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.
“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë edhe për ta – dhe për botën”, ka shkruar Trump. Ai vijoi duke theksuar: “Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim që, sipas tij, shmang përshkallëzimin e mëtejshëm.
Në të njëjtin reagim, presidenti amerikan nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit, por nuk la pa përmendur edhe forcën ushtarake të vendit të tij: “Po punojmë së bashku me zgjuarsi dhe shumë mirë! A nuk është kjo më mirë se lufta??? POR MBANI MEND, ne jemi shumë të mirë në luftë, nëse është e nevojshme – shumë më të mirë se kushdo tjetër!!!”
Nga ana tjetër, autoritetet kineze kanë kritikuar veprimet e SHBA-së në rajon. Pekini e ka cilësuar bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane si “të papërgjegjshme”, duke paralajmëruar se një hap i tillë mund të dëmtojë çdo përpjekje për armëpushim.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka hedhur poshtë gjithashtu raportimet se vendi po përgatitej të furnizonte Iranin me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, duke i quajtur ato “plotësisht të fabrikuara”./lajmi.net/