Trump i shkruan letër Von Der Leyen: Nga 1 gushti do t’i vendosim gjithë BE-së taksë tregtare 30 %
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se SHBA duke filluar nga 1 gushti do të vendosë tarifa tregtare prej 30 % për Bashkimin Evropian. Në një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump ka shkruar se…

Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë të ditur se SHBA duke filluar nga 1 gushti do të vendosë tarifa tregtare prej 30 % për Bashkimin Evropian.
Në një letër dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump ka shkruar se : “Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do t’i ngarkojmë Bashkimit Evropian një tarifë prej vetëm 30 përqind për produktet e BE-së të dërguara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha Tarifat Sektoriale.”
Presidenti amerikan ka shtuar tutje në letër se “Nëse për ndonjë arsye vendosni të rrisni tarifat tuaja dhe të hakmerreni, atëherë, pavarësisht numrit që zgjidhni t’i rrisni ato, do t’i shtohet 30 përqindëshit që ne ngarkojmë.”