Trump i drejtohet shkurt Iranit: Dorëzim pa kusht
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar për herë të tretë me radhë, në të cilin ai thotë: “DORËZIM PA KUSHT!” Në dy postimet e mëparshme, Trump kishte thënë “tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin” dhe kishte pretenduar se e dinte se ku është udhëheqësi iranian, duke thënë: “Nuk do ta…

Lajme
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar për herë të tretë me radhë, në të cilin ai thotë: “DORËZIM PA KUSHT!”
Në dy postimet e mëparshme, Trump kishte thënë “tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin” dhe kishte pretenduar se e dinte se ku është udhëheqësi iranian, duke thënë: “Nuk do ta vrasim!”, të paktën jo për momentin”, ka raportuar BBC.
“Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. “Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, tha presidenti amerikan.