Trump i drejtohet Osmani “kur s’kaloni mirë me Serbinë më telefononi mua” – Presidentja i përgjigjet
Në Washington po mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes e cila po udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump. Pjesëmarrëse është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se nëse kanë probleme thërrasin atë. “…Për shumë prej këtyre çështjeve –…
Lajme
Në Washington po mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes e cila po udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Pjesëmarrëse është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se nëse kanë probleme thërrasin atë.
“…Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Trump.