Trump futet me urgjencë në Dhomën e Situatave

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka hyrë me urgjencë në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët më të lartë të Mbrojtjes dhe Inteligjencës, si edhe me pjesë nga kabineti i tij. Kjo, pas goditjeve që Irani ka ndërmarrë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht atë të Al…

Bota

23/06/2025 19:19

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka hyrë me urgjencë në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët më të lartë të Mbrojtjes dhe Inteligjencës, si edhe me pjesë nga kabineti i tij.

Kjo, pas goditjeve që Irani ka ndërmarrë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht atë të Al Udeid në Katar.

Irani sapo ka lëshuar një mori raketash balistike në bazën ajrore të Al Udeit në Katar, e cila njihet edhe si një prej qendrave më strategjike amerikane në Lindjen e Mesme.

Në bazë të raportimeve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar deri në Doha, teksa siç bëhet me dije, të paktën gjashtë raketa balistike janë lëshuar nga Irani dhe shkalla e dëmit mund të jetë e madhe.

 

 

Sipas një raportimi nga Fox News, sulmi ishte i pashmangshëm dhe baza raportohet se është boshatisur.

Po ashtu, Katari njoftoi orët e hershme të mbrëmjes me kohën vendore se po mbyllte hapësirën ajrore,  mes kërcënimeve për hakmarrje iraniane kundër Shteteve të Bashkuara.

Sipas një raportimi ndërkaq, Irani ka lëshuar një raketë balistike edhe ndaj bazës amerikane në Irak.