Trump e ka angazhuar një avokat lidhur me hetimin për Rusinë
Presidenti ameirkan, Donald Trump, e ka angazhuar këshilltarin e tij juridik, Marc Kasowitz, si avokat të tij, në çështjet ku involvohen hetimet lidhur me lidhjet e Rusisë me fushatën e tij zgjedhore të vitit 2016, kanë raportuar mbrëmë mediat.
Bota
Fox Business News dhe ABC raportuan se Trump e ka angazhuar zotin Kasowitz nga Nju Jorku, që është jurist me përvojë, për ta përfaqësuar atë në hetimin e udhëhequr nga këshilltari special i Departamentit amerikan të drejtësisë, Robert Mueller.
Avokati Kasowitz e ka përfaqësuar Donald Trumpin për më tepër se 15 vjet, por konsiderohet se nuk është i njohur si avokat për çështje penale.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Marc Kasowitz ishte kërëcnuar për ta paditur të përditshmen, New York Times, nëse nuk tërhiqet shkrimi për një grua që e kishte akuzuar Trumpin se e kishte prekur në mënyrë jopërkatëse. Por, gazeta nuk e kishte tërhequr artikullin.
Kasowitz, po ashtu, ka ndihmuar në mbrojtje lidhur me pretendimet për mashtrime kundër Universitetit Trump.