Trump dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike për Sirinë, Gazën dhe marrëdhëniet dypalëshe
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilluan të martën një bisedë telefonike, njoftoi Presidenca turke. Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi–SHBA, zhvillimet në Siri, procesin e paqes në Gaza, si si edhe bashkëpunimin tregtar, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Në fokus të…
Bota
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilluan të martën një bisedë telefonike, njoftoi Presidenca turke.
Gjatë bisedës, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi–SHBA, zhvillimet në Siri, procesin e paqes në Gaza, si si edhe bashkëpunimin tregtar, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu çështje më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e bashkëpunimit me Uashingtonin, duke nënvizuar se zhvillimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat është në interes të përbashkët të dy vendeve.
Presidenti turk vuri në dukje rëndësinë që Turqia i kushton zbatimit të plotë të armëpushimit në Siri, duke shtuar se situata po monitorohet nga afër në koordinim me autoritetet amerikane dhe siriane.
Në lidhje me Gazën, Erdogan shprehu shpresën për funksionimin e suksesshëm të Këshillit të Paqes, duke theksuar se ndalimi i krizës humanitare dhe rindërtimi i rajonit mund të hapin rrugën për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. /Panorama