​Trump anulon valën e dytë të sulmeve në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar një valë të dytë sulmesh “të pritura më parë” ndaj Venezuelës. Kështu ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump, në Tuth Social, shkruan CNN. Trump vlerësoi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës. “Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si një shenjë…

Bota

09/01/2026 13:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar një valë të dytë sulmesh “të pritura më parë” ndaj Venezuelës.

Kështu ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump, në Tuth Social, shkruan CNN.

Trump vlerësoi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës.

“Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si një shenjë e ‘Kërkimit të Paqes’”, shkroi Trump.

Sipas tij, “ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar”.

Presidenti amerikan tha po ashtu se dy kombet “po punojnë mirë së bashku, veçanërisht sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit”.