Trump anulon konferencën për shtyp në fund të samitit të NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po anulonte një konferencë për shtyp të planifikuar për fundin e samitit të NATO-s dhe njoftoi se do të kthehej në Uashington më herët.

Bota

04/12/2019 17:09

Ai tha se do të takohej me disa liderë të tjerë në margjinën e samitit dhe se kishte folur mjaftueshëm me gazetarët të martën dhe të mërkurën.

Sikur të kishte mbajtur një konferencë për shtyp, ai me siguri do t’u përgjigjej pyetjeve në të njëjtën kohë kur Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po zhvillon seancën e parë në Uashington si pjesë e një hetimi për tërheqjen e tij, raporton AP, transmeton Kp.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve po hetojnë nëse Trump abuzoi pushtetin e tij si president duke i kërkuar një lideri të huaj të hapte një hetim për një nga rivalët e tij politikë.