Truku që iu lejon të lexoni mesazhet në WhatsApp, pa ia bërë të ditur dërguesit

Ky truk i zgjuar përdor një veçori pak të njohur të iPhone.

Auto & Tek

28/02/2019 19:42

Aplikacioni popullor i mesazheve ‘WhatsApp’ është plot truke të fshehura, duke përfshirë këtu edhe një të tillë që iu lejon të shihni fshehurazi tekste pa njoftuar dërguesin, transmeton lajmi.net.

Normalisht kur lexoni një tekst, tiku blu shfaqen për dërguesin – por përdoruesit e iPhone mund të lexojnë mesazhet lirisht, pa aktivizuar ngjyrën blu.

Shumica e njerëzve që përpiqen të shmangin “mesazhet e lexuara” thjesht përdorin metodën “Airplane Mode”, që mbyll të dhënat në mënyrë që dërguesi të mos e di që e keni lexuar një tekst.

Sidoqoftë, The Sun ka zbuluar një metodë që funksionon edhe më mirë se “Airplane Mode” – dhe nuk kërkon ndonjë ndryshim të madh.

Shumica e modeleve të reja të iPhone vijnë me një funksion të njohur si Touch 3D.

Ekrani ka një shtresë shtesë të ndjeshmërisë së kontaktit në të, kështu që duke shtypur fort në ekran, mund të sjellni opsione të reja.

Nëse prekni një herë në një bisedë në WhatsApp, do të dërgoheni direkt në mesazhet.

Por nëse shtypni fort dhe mbani gishtin gjatë në bisedën e WhatsApp, do të merrni një vrojtim të plotë të asaj që është brenda.

Kjo ju lejon të lexoni mesazhet e dërguara në bisedë, pa nxitur tikun e kaltër në WhatsApp. /Lajmi.net/