Truku i WhatsApp që duhet ta dijë çdo përdorues i tij

Disa mesazhe në WhatsApp janë më të rëndësishëm se të tjerët, dhe humbja e tyre mund t'iu krijojë mjaft bezdi.

Auto & Tek

05/03/2019 21:22

Nëse është adresa e ndonjë eventi ose koha dhe data e një ngjarjeje të madhe, nganjëherë mesazhet jetike shkojnë në mes të masës së teksteve të tjera që ju keni pranuar, transmeton lajmi.net.

Për fat të mirë, ekziston një truk që mund ta përdorësh për t’u siguruar që të mos humbësh kurrë një mesazh.

WhatsApp ka një tipar të bookmark që ju lejon të ruani mesazhe të rëndësishme.

Ju pastaj mund t’i gjeni lehtë në seksionin e “Starred Messages” të aplikacionit.

Për të ruajtur një tekst, mbani shtypur mesazhin dhe shtypni ikonën e yllit në krye të ekranit tuaj.

Mesazhet e shënuara me yll shfaqen në këtë skedë automatikisht do ta ruhen atë në pjesën e “Starred Messages”.

Ju mund të aksesoni në çdo kohë mesazh duke prekur tri pikat në cepin e djathtë të ekranit kryesor të aplikacionit. /Lajmi.net/