Tronditet Vora, 50 vjeçari vritet pranë banesës së tij

Një natë që duhej të ishte e qetë u shndërrua në skenë krimi në Vorë, ku një 50-vjeçar u vra me armë zjarri pranë banesës së tij. Autorët dyshohet se e qëlluan në derën e shtëpisë, ndërsa më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në…

Lajme

12/07/2026 08:17

Një natë që duhej të ishte e qetë u shndërrua në skenë krimi në Vorë, ku një 50-vjeçar u vra me armë zjarri pranë banesës së tij. Autorët dyshohet se e qëlluan në derën e shtëpisë, ndërsa më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në fshatin Bërxullë. Viktima është shtetasi Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula, rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se u qëllua me armë zjarri në hyrje të banesës së tij, raporton Top Channel.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit mbërriti një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë, në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë krim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.