Hajnat plaçkisin një banesë në Mitrovicën e Veriut, vjedhin ari, para dhe pajisje elektronike
Një vjedhje e rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një numër të madh sendesh me vlerë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se autorët kanë vjedhur nga banesa e nënës së tij dy televizorë, stoli ari,…
Lajme
Një vjedhje e rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një numër të madh sendesh me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se autorët kanë vjedhur nga banesa e nënës së tij dy televizorë, stoli ari, dy orë dore, një DVR të kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe para të gatshme, shkruan lajmi.net.
“Persona të panjohur nga banesa e nënës së tij kanë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy ora dore, një DVR të kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Lajmi.net/